Një aksident ka ndodhur në Shtime të Kosovës, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 14 të tjerëve.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani konfirmoi se një kamion në hyrje të Shtimes, ka aksidentuar më shumë së 10 automjete.

”Kamioni ka pasur probleme me frenat dhe si rezultat i kësaj, ka aksidentuar makinat duke aksidentuar makinat”, thonë zyrtarët e policisë.

Nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa konfirmohet se mes të lënduarve është një fëmijë në gjendje të rëndë.

Top Channel