Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se ndihet i trishtuar për qëndrimin e opozitës ndaj cështjes së emrit.

Sipas Gruevskit, është për t’u habitur përse opozita pranon propozimin me përcaktim gjeografik për Maqedoninë, ndërkohë që Greqia nga ana e saj nuk tërhiqet nga të ashtuquajturat “vijat e kuqe”.

“Dje u botua lajmi se Greqia nuk heq dorë nga një emër për përdorim të përgjithshëm, që do të thotë ndryshim i Kushtetutës. Pastaj opozita, përmes mediave tregoi se duhet të gjejmë një rrugë për të rënë dakord me Greqinë. Me të vërtetë jam i cuditur dhe më trishton qëndrimi i opozitës që pranon një emër me përcaktim gjeografik, që do të thotë ndryshim i Kushtetutës”, ka pohuar Gruevski.

Top Channel