Dita e gjashtë e grevës së kamionistëve grekë ndaj liberalizimit të vendosur nga qeveria ka rrezikuar shpërndarjen e karburantit në të gjithë vendin.

Nëse do të ketë probleme do të ndërhyjë prokuroria, paralajmëron qeveria greke që nuk do të zgjasë periudhën e tranzicionit mes regjimit aktualë dhe atij të mëparshëm.

Kamionistët të cilët me qindra mjete kanë bllokuar arteriet kryesore të vendit, janë duke kryer grevën e dytë pas asaj të korrikut që gjunjëzoi Greqinë.

Top Channel