Policia greke ka arrestuar pesë trafikantë organesh, mes të cilëve një mjek vendas, të cilët shfrytëzonin emigrantët e huaj në moshë të re.

Grupi u merrte atyre organe të cilat më pas i dorëzoheshin një organizate me bazë në Bullgari, që ua shiste më pas cifteve me probleme fertiliteti.

Mjeku 47 vjecar u arrestua në një klinikë, teksa bëhej gati për t’i marrë organet një 23 vjecareje rumune. Të arrestuarit e tjerë janë dy bullgarë dhe dy rumunë.

Top Channel