Selia e konsullatës turke në Selanik, në veri të Greqisë, është sulmuar me bomba molotov.

Sipas policisë, tre ose katër objektet e hedhura ndaj ndërtesës nuk kanë shkaktuar asnjë dëm.

Një episod i ngjashëm ka ndodhur më 12 gusht, por edhe atëherë nuk u shkaktua asnjë dëm.

Autoritetet i kanë lidhur sulmet me ekstremistët ultranacionalistë.

Top Channel