Për zyrtarët në Bruksel, dialogu Prishtinë-Beograd pritet të fillojë së shpejti. Sipas tyre tani ka mbetur të caktohet data dhe temat për të cilat do të bisedohet, si dhe niveli i përfaqësuesve të dy vendeve.

Brukseli po ashtu i ka bërë të ditur Beogradit edhe zyrtarisht se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa paraprakisht nuk e pranon realitetin e ri të krijuar një Ballkan.

Sipas mediave ndërkombëtare,të cilave u referohet Telegraf, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk i është përmendur si kusht Serbisë, por duke patur parasysh se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, e kanë njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, atëherë kjo pritet të kërkohet nga Serbia, në një moment gjatë udhëtimit të saj integrues.

Edhe Komisari Evropian për Zgjerim, Stephan Fuele ka deklaruar se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse në mënyrë përkatëse nuk merret me çështjen e Kosovës.

Top Channel