Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë vendosur nëse do të përfshihen në bisedimet që pritet të zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse Prishtina zyrtare insiston se njëra prej palëve ndërmjetësuese duhet të jetë diplomacia amerikane.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, ka sqaruar se SHBA-ja është në pritje të propozimeve nga Brukseli, për temat që duhet të shqyrtohen mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të shikojmë me kujdes se çfarë do të propozojë BE-ja dhe nëse shohim se struktura e bisedimeve dhe çështjet në axhendë janë të përshtatshme dhe nëse Kosova beson se kjo është rruga e duhur përpara, atëherë jemi të gatshëm ta mbështesim procesin. Por, së pari duhet t’i shohim propozimet, para se të biem dakord”, ka thënë ambasadori Dell, bën të ditur Telegraf.

Top Channel