Krerët e policive të vendeve të Ballkanit kanë dhënë alarmin e përhapjes së fenomenit të vehabizmit në rajon.

Shefat e policisë së Maqedonisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, të mbledhur për një samit në Ohër, kanë deklaruar se fenomeni në fjalë përbën një rrezik konkret që mund të prekë të gjithë Evropën.

“Vehabistët përbëjnë një problem rajonal. Për këtë dukuri duhet të reagohet në kohë, pasi bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e rajoni vec e vec po i kushtojnë shumë pak rëndësi”, ka deklaruar Zllatko Miletic, drejtor i policisë në BeH.

Ndërsa drejtori i policisë kroate, Oliver Grbic ka theksuar se vitin e ardhshëm këto grupe radikale mund të kthehen në problemin më të madh në rajon.

Top Channel