Tiranë, qendër sociale për të moshuarit

17/09/2010 17:00

Rreth 22 mijë të moshuar në kryeqytet jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike. Sipas Bashkisë së Tiranës, kategoria e të moshuarve të braktisur nga familjarët përbën një nga grupet më në nevojë për shërbime sociale.

Për t’i ardhur në ndihmë pikërisht kësaj kategorie, Bashkia e Kryeqytetit ka ngritur një qendër sociale në ambientet e ish-ndërmarrjes së shërbimeve mekanike, pranë ish-Kombinatit të Drurit ‘Misto Mame’.

Qendra ofron sallë informimi ku të moshuarit mund të lexojnë libra, revista e gazeta; sallë takimesh ku mund të organizohen tryeza të rrumbullakta për të diskutuar mbi problemet e tyre shqetësuese, sallë aktivitetesh dhe ambiente kuzhine. Shërbimet që ofrohen janë edhe ato mjekësore, emergjencat dhe këshillim individual.        

Top Channel