Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia ka të drejtë të mbrojë interesat e saj në Kosovë.

Deklaratën e tij Tadic e bëri pas takimit me komisionerin evropian për Zgjerimin Shtefan Fyle, i cili dorëzoi sot në Beograd temat e caktuara nga BE për bisedimet me Kosovën.

“Në procesin e bisedimeve që kemi përpara unë besoj se mund të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, e cila nënkupton respektimin e interesave të popullit shqiptar dhe ato të popullit dhe shtetit serb”, ka pohuar Tadic.

Ndërsa Fyle nga ana e tij ka deklaruar se ka ardhur koha që BE të marrë seriozisht kërkesën e Serbisë për anëtarësim.

Ai ka shprehur shpresën e tij se Komisioni Evropian do të marrë së shpejti vendimin për shqyrtimin e kërkesës së Beogradit.

Në këtë drejtim Tadic theksoi se Serbia shpreson që bisedimet për anëtarësimin në BE të nisin nga fillimi i vitit 2012.

Top Channel