Presidencë, betohen Meta e Haxhinasto

17/09/2010 10:10

Pas miratimit në Kuvend të emërimeve të reja në kabinetin qeveritar, ministri i ri i Ekonomisë, Ilir Meta dhe ministri i ri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto kanë bërë betimin tek presidenti i Republikës.

Ky moment, sipas Kushtetutës, përcakton edhe nisjen e detyrave të reja të dy prej drejtuesve më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Menjëherë më pas, zoti Meta ka prezantuar Edmond Haxhinaston përpara personelit të Ministrisë së Jashtme, ku shefi i saj i ri ka shërbyer për një kohë të gjatë si diplomat brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Sigurisht që gjej një bilanc suksesesh. Kemi bërë një punë të lavdërueshme për procesin e liberalizimit të vizave, integrimin dhe përparësitë e tjera”, ka deklaruar Haxhinasto.

Ndërsa zoti Meta, i cili foli gjatë për punën njëvjecare në Ministrinë e Jashtme, e mbylli takimin me një batutë.

“Them se ka ndoshta edhe ndonjë koment, ose diplomat në krye të Ministrisë së Jashtme, se është një si puna ime”, është shprehur ai.

Top Channel