Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është plagosur rëndë nga një koleg i tij. Sipas Telegraf, ngjarja ka ardhyr pas një zënkë në mes të dy pjesëtarëve të FSK-së në rajonin e Mitrovicës.

Po ashtu raportohet se plagosuri është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që policia është duke hetuar rastin.

Sipas zëdhënësit rajonal të Policisë së Kosovës, Besim Hoti, Policia ka marrë një informacion se sulmi ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt.

Top Channel