Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka deklaruar se ky institucion duhet të shtrihet sa më shpejt në të gjithë territorin.

Në mbledhjen e komisionit, e drejtuar nga kryetari Gani Geci, është vlerësuar se gjëndja e sigurisë në Kosovë është relativisht e qetë.

Anëtarët e komisionit janë shprehur se Strategjia për Sigurinë e Kosovës, e hartuar së fundmi, përmban standartet e duhura.

Sipas tyre, ajo identifikon faktorët e rrezikut, përgjegjësitë, si dhe përvijon perspektivën e zhvillimit dhe zbatimit të saj.

Top Channel