Vreshtarët e qytezës së Rahovecit, në Kosovë, po zhvillojnë një protestë masive për kushtet e punës, e cila ka degjeneruar në akte dhune.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i degës së Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, sipas të cilit situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Protesta ka kaluar në dhunë. Ka ndërhyrë policia, është përdorur gaz lotësjellës, si dhe janë ndaluar disa persona. Por situata vazhdon të jetë e tensionuar”, ka deklaruar Berisha.

Vreshtarët kanë manifestuar vecanërisht kundër kompanisë “Stone Castle”, selia e të cilës është goditur me gurë dhe objekte të tjera.

Lajmi ndërkohë është konfirmuar edhe nga kreu i shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shehu, i cili ka bërë të ditur se pas bisedimeve me kompaninë e sipërpërmendur nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Top Channel