Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle mbërrin sot në Beograd, ku do të dorëzojë listën e hartuar nga BE për temat e bisedimeve me Prishtinën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Fyle do t’ia dorëzojë listën presidentit Tadic dhe në të pritet të mos ketë surpriza.

Sipas burimeve, BE rekomandon që bisedimet të përqendrohen tek cështjet teknike, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe me kushtet e jetesës së serbëve në Kosovë.

Gjithashtu, shtojnë më tej burimet, BE vlerëson se statusi i Kosovës nuk duhet të jetë temë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit.

Top Channel