Qeveria e Republikës Serbe të Bosnjes ka urdhëruar sot Ministrin e Drejtësisë që të nisë hartimin e planit për kufirin ndëretnik në BeH.

Lajmin e ka komunikuar për mediat kryeministri Milorad Dodik, pas mbledhjes së kabinetit të tij.

“Vendosëm të zbatojmë këtë plan për shkak se strukturat e tjera federale nuk duan që kjo të ndodhë. Ato duan që të krijohet një gjëndje e re faktike, ndërsa ne duam të dimë se ku kalon vija kufitare ndëretnike”, ka deklaruar Dodik.

Në deklarata të bëra ditë më parë, Dodik nuk e ka përjashtuar opsionin e pavarësimit të Republikës Serbe të Bsonje e Hercegovinës.

Top Channel