Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mikullash Gjurinda ka deklaruar se në bisedimet që pritet të fillojnë mes Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të përjashtohet asnjë temë.

“Jam i sigurt se të dyja palët janë të gatshme për të biseduar mbi të gjitha temat dhe mendoj se asnjë cështje nuk duhet të jetë e paprekshme”, ka pohuar Gjurinda.

Gjurinda ka shtuar se për Prishtinën dhe Beogradin nuk ka opsion tjetër vec dialogut dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Top Channel