Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci do të udhëtojnë këtë fundjave për në Nju Jork, ku do të zhvillojnë një sërë takimesh të rëndësishme.

Sipas raportimeve të mediave ballkanase, dy liderët kosovare do të marrin pjesë edhe në disa ceremoni, përfshirë atë të organizuar nga presidenti amerikan për fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vizita në fjalë vjen vetëm pak ditë pas asaj që Sejdiu e Thaci zhvilluan në Mollën e Madhe për miratimin e rezolutës nga Kombet e Bashkuara.

Top Channel