
Ministri i Mjedisit ka firmosur një marrëveshje mirëkuptimi me Agjensinë Suedeze për zhvillim nderkombëtar dhe Organizatën Hollandeze për Zhvillim, e cila ne qender te saj ka mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit pyjor në vend.
Pushteti Vendor do të fokusohet në fuqizimin e kapaciteteve për komunat e përzgjedhura në menyre qe te menaxhojne dhe administrojne siperfaqet e transferuara. Kjo do te beje te mundur që banorët vendas të cilët mbështeten tek pyjet dhe kullotat për të siguruar jetesën dhe mirëqënien, të thone fjalën e tyre.
Sipas Ministrit te Mjedisit, Fatmir Mediu, këto nisma mbështesin zbatimin e Strategjisë për Zhvillimin e sektorit Pyjor dhe kullosor në Shqipëri qe perben një sipërfaqe prej 50 % te gjithe territorit të vendit.
Top Channel