
Parlamenti voton sot dy kandidaturat për ministër nga strukturat e LSI-së. Ilir Meta në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe Edmond Haxhinasto si shef i ri i diplomacisë shqiptare, do të marrin sot bekimin nga Parlamenti.
Brenda së njëjtës ditë, dy kandidatët do të mblidhen në Presidencë për të bërë betimin për postet e tyre të reja në qeverinë “Berisha”.
Projektligjet e tjera që priten të miratohen në sallën e Parlamentit sot, janë ligji i kthyer në Kuvend si antikushtetues nga Presidenti Topi për “kthimin dhe kompensimin e pronave”.
Rendi i ditës së sotme mban 13 projektligje, mes tyre edhe projektligjin “Për ratifikimin e protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë”, aktin normativ “Për planifikimin e territorit, të ndryshuar” dhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 7764, datë 02.11.1993, ‘Për investimet e huaja’”.
Top Channel