Kuvend, opozita braktis sallën
16/09/2010 19:25
Deputetët e opozitës kanë braktisur sallën e Kuvendit përpara votimit të dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri.
Vetëm me votat e mazhorancës, 72 pro dhe 0 kundër, janë votuar tre dekretet e presidentit për ndryshimet në kabinet.
Në këtë mënyrë Ilir Meta do të jetë ministri i ri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, pas largimit të Dritan Priftit, ndërsa Edmond Haxhinasto ministri i Jashtëm i Shqipërisë.
Top Channel