Shtetet e Bashkuara janë shprehur të zhgënjyera me dënimin që drejtësia serbe i dha 23-vjecarit Miladin Kovacevic, i akuzuar nga drejtësia amerikane për ushtrim dhune.

Kovacevic arriti një marrëveshje me gjykatën serbe, e cila e dënoi me dy vjet e tre muaj burg për rrahjen barbare të 24 vjecarit amerikan me origjinë izraelite, Brian Steinhouer.

Ngjarja në fjalë ndodhi në një bar të Nju Jorkut, ku Kovacevic rrahu barbarisht Steinhouer pasi ky i fundit u shpreh pro pavarësisë së Kosovës.

Steinhouer, basketbollist në ekipin e Universitetit të Nju Jorkut, i shkaktoi 24 vjecarit dëme të rënda në tru, të cilat i provokuan rënien në gjendje kome.

Top Channel