Gruevski në Bruksel, takim me Fyle

16/09/2010 11:10

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të takohet sot me komisionerin e BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle.

Reformat e brendshme si dhe vlerësimet rreth raportit të BE-së për progresin në Maqedoni që pritet të publikohet muajin e ardhshëm do të jenë temat kryesore të këtij takimi.

Delegacioni qeveritar përbëhet nga zëvendëskryeministri për Integrimin, Vasko Naumovski dhe shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski.

Në delegacionin e lartë qeveritar nuk është ftuar asnjë nga ministrat shqiptarë apo zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Kryeministri Gruevski ka planifikuar takime të niveleve të larta me përfaqësues të BE-së, në kuadër të mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane.

Top Channel