Një telefonatë anonime ka mbërritur në Gjykatën e Selanikut duke lajmëruar për vendosjen e një bombe.

Policia helene ka nisur boshatisjen e të gjithë ndërtesës. Masat po merren me emergjencë, ndërkohë ende nuk dihet nëse alarmi ka qene fals apo i vërtetë.

Pak muaj më parë në këtë ndërtesë u regjistrua një shpërthim eksplozivi.

Top Channel