Bode, presion pushtetit vendor

16/09/2010 08:50

Ministria e Financave ka propozuar në qeveri miratimin e një vendimi që kushtëzon fondet e bashkive dhe komunave në rast se nuk respektojnë detyrimet që kanë ndaj konsumatorëve.

Në rastet kur njësitë e qeverisjes vendore i ofrojnë shërbimet dhe mallrat publike nëpërmjet ndërmarrjeve publike ose me shoqëritë aksionere, ato janë përgjegjëse për menaxhimin dhe për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga veprimtaria e tyre.

Ndërsa në rastet kur ndërmarrjet publike dhe/ose sh.a.-të, në pronësi të pushtetit vendor, nuk paguajnë në kohë detyrimet e tyre ndaj të tretëve, njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për pagimin e tyre.

Pikërisht në këtë pjesë ndërhyn Ministria e Financave ku thotë: “Kur ndërmarrjet subvencionohen nga pushteti qendror, ministri i Financave, nëpërmjet strukturave të tij, verifikon arsyet e mospagesës së detyrimit ndaj të tretëve dhe pas verifikimit kur vlerësohet se përgjegjës për detyrimin është njësia vendore, nëpërmjet degëve të thesarit, bën bllokimin e veprimeve financiare”.

Top Channel