Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku e uroi homologun e tij për fitoren në referendumin kushtetues në Turqi.

Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar suksesin e referendumit në Turqi, si një arritje të re në zhvillimin dhe avancimin e proceseve demokratike të Turqisë dhe në afrimin e mëtejmë të këtij vendi me Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar kryeministrin Erdogan për mbështetjen që Republika e Turqisë i ka dhënë Kosovës.

Top Channel