Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se Serbia më tërheqjen e variantit të parë të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ës ka pranuar humbjen Serbia ka pranuar humbjen e saj.

Duke folur në kuvendin e Kosovës, kryeministri deklaroi se në Asamblenë e Përgjithshme në OKB-së është konfirmuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është vërtetuar edhe me vendimin e GJND-së.

Ai tha se Serbia me tërheqjen e kësaj rezolute nga OKB-ja, ka pranuar se ka humbur Kosovën.

Top Channel