I ashtuquajturi Kuvendi i bashkësive të komunave serbe në Kosovë, në mbledhjen e sotme të tij ka kërkuar largimin nga detyra të presidentit serb Boris Tadic.

Shkak për këtë kërkesë është bërë pranimi që Tadic i bëri thirrjes së BE për të biseduar për cështjet teknike me Kosovën dhe jo për statusin e saj.

Gjithashtu, Kuvendi në fjalë akuzon kreun e shtetit serb se ka injoruar plotësisht kërkesat e tij.

“Tadic ka shpërfillur tërësisht qëndrimin e Kuvendit tonë, për garantimin e kushteve minimale për mbijetesë. Gjithashtu, pranimi prej tij i zhvillimit të bisedimeve teknike do të thotë njohje e së ashtuquajturës Republika e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Kuvendit.

Top Channel