Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu beson se për rastin e tij Gjykata Kushtetuese do të vendos mbi bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Sejdiu, sipas Telegraf tha se ngrirja e funksionit të kryetarit të LDK-së është një formulë politike, mirëpo, ai pret që Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin e duhur për këtë çështje. Ai tha se përfaqësuesit e tij tashmë kanë dërguar provat në Gjykatën Kushtetuese për të cilat ai beson se janë mjaft të qarta.

“Pavarësisht se mund të ketë spekulime unë gjithmonë i besoj drejtësisë dhe paralelisht them se kategoria e mosushtrimit të funksionit”, tha Presidenti.

Top Channel