Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar sot në Bruksel se, pa marrë parasysh incidentet e fundit që kanë ndodhur në Mitrovicë, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është duke u përmirësuar.

“Kjo bën që aleatët të jenë ende të interesuar për reduktim shtesë të pranisë ushtarake ndërkombëtare”, ka pohuar Rasmussen.

Duke iu përgjigjur pyetjes se, a do të ishte mirë të vazhdohet me reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë duke pasur parasysh situatën, Rasmussen ka nënvizuar se asnjë vendim nuk është marrë.

Rasmussen ka shtuar se sot ka pasur takime me përfaqësues të vendeve që janë kontribuese në misionin e KFOR-it në Kosovë, ku është konstatuar se është tepër herët që të vendoset tani.

Top Channel