Partitë shqiptare në Maqedoni, PDSH dhe BDI janë përplasur sot lidhur me procesin e lustracionit, pas publikimit të lajmeve se një deputet i partisë së Ali Ahmetit ka qenë bashkëpunëtor i ish-shërbimeve sekrete jugosllave.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi ka refuzuar të publikojë emrin e deputetit në fjalë, por ka deklaruar se do t’i lihet kohë dhe mundësi komisionit për të verifikuar të gjitha dosjet.

“Nëse komisioni nuk e bën këtë, atëherë ne do të ngremë padi ndaj anëtarëve të tij dhe do të bëjmë publik emrin e deputetit të BDI-së”, ka deklaruar Tresi.

Por nga ana tjetër ka reaguar BDI, e cila ka dënuar akuzat e bëra nga partia e Menduh Thacit.

Top Channel