Kosovë, operacion anti-krim i EULEX dhe PK
15/09/2010 15:55
Policia e misionit EULEX në bashkëpunim me atë kosovare kanë kryer sot një operacion kundër krimit të organizuar, që është mbyllur me arrestimin e pesë personave.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e misionit ndërkombëtar, Christina Herodes, sipas të cilës agjentët kanë bastisur zyrat e disa kompanive si dhe disa shtëpi në pronësi të pesë personave të arrestuar dhe dy të tjerëve të dyshuar.
Sipas burimit, personat në fjalë dyshohen për kontrabandë të derivateve, shmangie të tatimeve dhe keqpërdorim të autorizimeve në fushën e ekonomisë.
Burimi ka shtuar më tej se pesë arrestimet u kryen me autorizim të prokurorit të EULEX, ndërkohë që dy personat e tjerë ndodhen jashtë Kosovës.
Top Channel