Komanda e KFOR-it në Kosovë ka mirëpritur nisjen e hetimeve mbi disa nga ushtarët e saj, të dyshuar për përfshirje ne aktivitete ilegale.

Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e prokurorëve të EULEX, të cilët i akuzojnë ushtarët për përfshirje në kontrabandën e derivateve të naftës, shmangie të tatimit, abuzim me fondet ekonomike, etj.

“KFOR mirëpret hetimet e plota dhe në rast të një dëshmie të qartë, kriminelët do të vihen para drejtësisë”, ka deklaruar zyra e shtypit e komandës së trupave paqeruajtëse.

Top Channel