Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona të dyshuar për trafik qëniesh njerëzore. Arrestimi i të dyshuarve është bërë në rajonin e Prishtinës me datë 13 dhe 14 të këtij muaji.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafik qëniesh njerëzore dhe prostitucion.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një fushatë kundër këtij lloj trafiku, me moton: “Vepro me përgjegjësi, të gjithë kundër trafikut të qenieve njerëzore”, i cili do të vazhdojë deri vitin e ardhshëm.

Sipas statistikave, Policia e Kosovës ka arritur të kontrollojë rreth 800 lokale të dyshuara për shfrytëzim prostitucioni dhe ka arrestuar 72 persona.

Ndërkohë, vetëm në tetë mujorin e parë janë dënuar 6 persona, ka cështje të tjera të hapura dhe janë identifikuar 23 viktima të trafikuara.

Top Channel