
Tirana do të ketë tashmë një qendër multifunksionale për fëmijet, të rinjtë dhe të rejat të cilët duan të zhvillojnë më tepër talentet e tyre.
Ish-kinema “Dajti” është rikonstruktuar dhe shndërruar në ambjente të përshtashme për të gjitha moshat, duke filluar nga ata 3 vjec e deri tek të rinjtë.
“Prej vitesh kemi punuar për të ndërtuar këtë hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar, për të marrë kurse pa asnjë pagesë, për talentet e tyre në muzikë, arte pamore dhe për të qenë pranë librit. Mirëpresim kontributet e artistëve dhe shkrimtarëve, mësuesve dhe mësueseve”, ka deklaruar kryetari i bashkisë, Edi Rama.
E përshtatur sipas standarteve europiane, në këtë godinë ka tashmë një sallë qëndrore ku mund të shfaqen filma, dokumenatrë, teatro, koncerte apo të organizohen pritje të ndryshme.
Fëmijët e vegjël, ata të moshës 3 deri në 13 vjec, do të kenë një laboratror kreativ ku sipas grupeve u mundësohen piktura të lira imagjinare, punime me plastelinë, tregime përallash, e të tjera.
Atriumi i librit është një tjetër pjesë e rëndësishme e kësaj qendre, e cila përvec sallës së leximit do t’u shërbejë të rinjve për të zhvilluar takime më autorë të ndryshëm.
Në laboratorin pamor, apo dhomën e muzikës, do të kryhen kurse të ndryshme për pikturë, këngë dhe kërcim, fotografi e të tjera si këto.
Top Channel