Kamionistët grekë vazhdojnë për të tretën ditë mobilizimin në të gjithë vendin kundër reformës në sektor, të aprovuar dje.

“Nuk kemi asgjë për të humbur”, është shprehur presidenti i autotransportuesve Tzotzatos, pas takimit me ministrin e Transporteve, Dimitri Reppas.

Sot një delegacion do të shkojë në parlament, edhe pse deputetët kanë aprovuar tashmë në parim, reformën që liberalizon profesionet.

Top Channel