Një katamaran që transportonte turistë në brigjet e ishullit grek të Kos-it ka pësuar një incident në momentin e hyrjes në port, duke shkaktuar plagosjen e rreth 30 pasagjerëve.

Përplasja e Aegean Cat, me flamur turk dhe 123 turistë në bord, ka ndodhur për shkak të një gabimi të kapitenit që ka çuar në përplasjen e dhunshme në mol.

Ministri i Marinës tregtare ka deklaruar se pjesa më e madhe e të plagosurve ishin turistë britanikë.

Top Channel