Gjelic: S’hyjmë në BE pa u zgjidhur “Kosova”

15/09/2010 15:30

Numri dy i qeverisë serbe, Bozidar Gjelic ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa zgjidhur më parë cështjen e Kosovës.

Por nga ana tjetër, Gjelic ka nënvizuar se as Kosova nuk mund të integrohet në bllokun evropian, pa u njohur më parë nga të gjitha vendet anëtare.

“E vërteta është se nuk mund të hyjmë në BE pa zgjidhur cështjen e Kosovës, pra statusin e saj. I gjithë Ballkani perëndimor nuk mund të integrohet pa u zgjidhur kjo cështje”, ka pohuar Gjelic.

Ai ka shtuar më tej se dëshira për anëtarësimin në BE është më tepër një nxitje e fuqishme për të arritur një marrëveshje rreth cështjes së Kosovës.

Top Channel