Bashkimi Evropian ka vendosur të ndihmojë përmes një programi financiar 40 kompani kosovare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e këtij vendi, sipas të cilave ndihma parashikon mbështetjen e bizneseve që veprojnë në zonat rurale, atyre të drejtuar nga femra, apo kompani që kanë strategji konkrete për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Sipas burimeve, programi në fjalë do të menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse Evropiane në Kosovë.

Top Channel