Anëtarësimi në BE, Tadic: Klimë e mirë për Serbinë

15/09/2010 12:50

Presidenti serb Boris Tadic deklaron se në Bashkimin Evropian ekziston një klimë shumë e favorshme për të çuar përpara aplikimin e Serbisë për anëtarësim.

”Anëtarësimi në BE sjell me vete dhe fonde të konsiderueshme që në rastin e Serbisë mund të llogariten deri në 2 miliardë euro në vit në formë grantesh. Për sa kohë mbetemi pas në këtë proces ne i humbasim këto fonde. Askush nuk ka të drejtë ta vonojë procesin”, tha Tadiç, bën të ditur RTK.

Presidenti serb shtoi se Beogradi synon të fitojë statusin e vendit kandidat dhe të nisë menjëherë negociatat për anëtarësim.

Top Channel