Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se me Serbinë nuk do të ketë negociata, por vetëm bashkëpunim ndërshtetëror.

“Në këtë bashkëpunim do të ketë bisedime për cështje teknike, që kanë të bëjnë me interesat e të dy shteteve”, ka pohuar Thaci.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin Amerikan të Kosovës, Thaci ka premtuar para studentëve se Mitrovica nuk do të ketë një status të vecantë.

“Bazë për veprimin në veri do të jetë pakoja e ish-presidentit Ahtisari. Shumë shpejt në këtë zonë do të krijohet komuna e re dhe do të mbahen zgjedhjet e reja komunale”, ka shtuar Thaci.

Top Channel