Administrata amerikane nuk preferon të bashkëpunojë me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic dhe për këtë kërkon largimin e tij nga detyra.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave shkak i qëndrimit të Uashingtonit zyrtar është bërë refuzimi që Jeremic i bëri financimit të rezolutës për Kosovën nga SHBA.

“SHBA kishin ofruar që krahas BE-së të ishin edhe ata pjesë e rezolutës për Kosovën të miratuar nga OKB-ja. Por kjo është refuzuar nga ministri Jeremic”, ka deklaruar një burim pranë qeverisë serbe, që ka preferuar të mbetet anonim.

Qarqet politike amerikane e cilësojnë Jeremic si një politikan të manovruar nga Moska zyrtare. Gjithashtu, ai njihet për lidhjet e ngushta me presidentin rus Dmitri Medvedev.

Edhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, nuk preferoi ta takonte shefin e diskutuar të diplomacisë serbe.

Top Channel