Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se ekziston një kategori kushtetuese që i lejon atij të mbajë të ngrirë postin e kryetarit të LDK-së.

Gjatë një vizite në fshatin Harilaq, Sejdiu ka bërë të ditur se përfaqësuesit e tij ligjorë në Gjykatën Kushtetuese kanë prova të mjaftueshme për të provuar këtë gjë.

Megjithatë, presidenti ka theksuar se do të njohë dhe do të pranojë cdo vendim që do të marrë kjo gjykatë.

Ndër të tjera, Sejdiu ka rikonfirmuar politikën e Prishtinës zyrtare se nuk do të ketë më negociata për statusin e Kosovës.

Top Channel