Problemet në veri të Kosovës, si pikat doganore, gjykatat dhe sundimi i ligjit do të jenë temat e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajmin e ka bërë të ditur një diplomat i rëndësishëm i akredituar në Prishtinë, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin.

Sipas burimit, gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për cështje të tilla do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët në atë zonë të Kosovës.

“Është e thjeshtë, dialogu do të shërbejë për të zgjidhur problemet që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Të gjitha këto angazhime do të përmirësojnë jetën e banorëve dhe nuk do të prekin statusin apo integritetin territorial të Kosovës”, ka deklaruar diplomati.

Ai ka shtuar më tej se është ende herët të flitet mbi detajet e bisedimeve, pasi do të jenë vetë palët që do të përcaktojnë axhendën dhe intensitetin e takimeve.

Top Channel