Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar se do të bëjë gjithcka që ka në fuqinë e tij për të cuar në zgjidhjen e cështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Sipas mediave maqedonase, Ki Moon ka theksuar se në këtë kontest janë përfshirë shumë interesa politike.

“I dërguari i posacëm Metju Nimic ka zhvilluar diskutime aktive me të dyja palët. Aktualisht ai po konsultohet me to për caktimin e takimeve përkatëse, përderisa delegacionet ndodhen në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme”, ka pohuar Ki Moon.

Numri 1 i Kombeve të Bashkuara ka shtuar më tej se pret nga Athina dhe Shkupi fleksibilitet për të arritur një zgjidhje të pranueshme.

Top Channel