Në Greqi ka hyrë sot në ditën e dytë greva e kamionistëve, të cilët kundërshtojnë paketën e masave anti-krizë të qeverisë.

Gjithashtu, shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë kundërshtojnë edhe planin për privatizimin e sektorit të tyre.

Nga ana tjetër, drejtësia greke e ka cilësuar grevën e tyre si të paligjshme.

Qindra kamionë janë rreshtuar përgjatë akseve kryesore rrugore, nga Athina në Selanik, ndërkohë që janë penguar të parkojnë para selisë së Parlamentit.

Top Channel