Champions League, spektakli merr udhë

14/09/2010 22:50

Interi i Benitez e ka nisur me një pikë mbrojtjen e titullit europian, pasi ka barazuar 2-2 me holandezët e Tuentes.

Ndërkohë që skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Valencia kanë treguar pretendimet e tyre, duke fituar thellë ndeshjet e para.

Edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh kampionët e Europës në fuqi nuk kanë mundur të ruajnë këtë fitore deri në fund.

Jansen dhe autogoli i Militos i dhanë avantazhin Tuentes, por Eto me një supergol vulosi barazimin e italianëve në ndeshjen e parë. Edhe ndeshja tjetër e grupit A, ajo mes Verderit dhe Totenhemi mbaroi në barazim po 2-2.

Valencia ka marrë kryesimin e grupit D, pas fitores së thellë 0-4 ndaj kampionëve turq të Bursaspor, ndërkohë që derbi britanik në këtë grup, Mançester Junajtid – Reinxhërs nuk ka nxjerrë asnjë fitues, duke mbyllur ndeshjen në barazim pa gola.

Ka përfunduar 5-1 shou i Barcelonës në Kamp Nou. Katalanasit e Guardiolës kanë shkatërruar skudrën greke të Panathinaikos, falë një superloje të Lionel Mesi.

Top Channel