Athina zyrtare është e gatshme të bëjë lëshime për zgjidhjen e cështjes së emrit, duke pranuar variantin Republika e Maqedonisë së Vardarit për përdorim dypalësh dhe jo të përgjithshëm.

Lajmin e bën të ditur gazeta greke “Paron”, sipas të cilës kryeministri Papandreu ka bërë një tërheqje, duke lëjuar hapësira për arritjen e një marrëveshjeje për formulën e dyfishtë.

Formula në fjalë parashikon që emri aktual kushtetues Republika e Maqedonisë të përdoret në marrëdhëniet mes këtij vendi me vendet anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, ndërsa në përdorimin dypalësh të përdoret Republika e Maqedonisë së Vardarit.

Sipas burimit, varjanti në fjalë i është propozuar Shkupit dhe Athinës nga ndërmjetësi Metju Nimic gjatë muajit korrik.

Top Channel