Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e parë të Qeverisë pas miratimi të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi se Serbia ‘de facto’ e ka njohur pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kryeministri njoftoi ministrat lidhur me procesin në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa vlerësoi se pjesëmarrja e delegacionit kosovar në OKB në nivel shtetëror ishte një rast historik.

Sipas Telegraf, Thaci u shpreh se qeveria kosovare e ka mirëpritur Rezolutën që e respekton vullnetin e popullit të Kosovës dhe mendimin e GJND-së se shpallja e pavarësisë ishte një e drejtë legjitime.

Sipas kryeministrit tërheqja e Rezolutës së parë të prezantuar nga Serbia është një fitore për Kosovën, pasi përfundimisht legjitimon shpalljen e pavarësisë, ndërsa humbje e madhe për shtetin e Serbisë.

Top Channel