Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se rezoluta paraqet konfirmim të plotë për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe se ajo do të hapë një kapitull të ri për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane.

Këto komente Thaçi i bëri pas kthimit nga Nju Jorku, duke mos saktësuar se kur do të fillojnë bisedimet Beograd- Prishtinë.

“Tërheqja nga propozimi i rezolutës së vet nga ana e Serbisë ka qenë një dorëzim, humbje që në fillim para se të hyjë në betejë. Draftrezoluta e re e sponsorizuar nga BE e përkrahur edhe nga SHBA, ishte e mirëpritur edhe për shtetin e Kosovës”, tha kryeministri, bën të ditur RTK.

Thaci deklaroi se ky dokument do të duhej të mbyllte kapitullin shekullor të konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të hapë kapitullin e shekullit të ri, atë të bashkëpunimit ndërshtetëror mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe integrimit në NATO dhe BE.

Top Channel